Infektimet, Shkodra qyteti i dytë/ Në këtë rritje të rasteve kanë ndikuar dasmat, emigrantët, por edhe turistët

Shkodra

Infektimet, Shkodra qyteti i dytë/ Në këtë rritje të rasteve kanë ndikuar dasmat, emigrantët, por edhe turistët

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Dhe prej gati 1 jave Shkodra është vatra e dytë me problematike e Covid-19 me numrin më të lartë të infektimeve pas Tiranës.

Situata ditë pas dite po përkeqësohet në Shkodër dhe gjatë 24 orëve të fundit kemi patur 98 raste pozitive, ndërkaq në total, rastet aktive janë mbi 843.

Sipas mjekëve, arsyet janë më të shumta, por kryesorja është fakti që Shkodra mbetet një pikë kufitare me Malin e Zi por edhe me të gjithë zonat e tjera, kështu pret javë pas jave emigrantë dhe turistë të huaj.

Vizitat në qytetin e Shkodrës kanë bërë që përhapja të jetë edhe më e madhe, por sipas mjekëve, një tjetër fakt që ka ndikuar është edhe organizimi i shumë aktiviteteve, dasmave, por së fundmi edhe fakti se Shkodra ka një marrëdhënie të mirë të komunikimit mes turistëve edhe me Ulqinin, që është zonë e kuqe dhe komunikimi i herëpashershëm mes dy qyteteve ka bërë që të përhapet koronavirusi dhe varianti Delta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat