Policia jep detajet për plagosjen në Shkodër

Shkodra

Policia jep detajet për plagosjen në Shkodër

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Shkodër- Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku mbeti i plagosur Nikolin Upa, 54-vjeç.

Mësohet se plagosja ka ndodhur rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër. I plagosur ka marrë një plumb në këmbë dhe është banues në Vaun e Dejës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimine Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat