Tronditet Shkodra, plagosen me armë dy vëllezër

Shkodra

Tronditet Shkodra, plagosen me armë dy vëllezër

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 09:48
Ilustrim

Qyteti verior i Shkodrës nuk gjen qetësi. Breshëri armësh kanë tronditur sërish qytetin ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Gazetari ABC, Simon Shkreli raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Mes në Shkodër, ndërsa dy të plagosurit raportohet se janë vëllezër.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa raportohet se dy vëllezërit e plagosur ndodhen momentalisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe po marrin mjekim.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat