Plagosja e vëllezërve në Shkodër, arrestohet nga policia autori i dyshuar

Shkodra

Plagosja e vëllezërve në Shkodër, arrestohet nga policia autori i dyshuar

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Kapet  autori i dyshuar i plagosjes  së ndodhur ditën e djeshme në Fshatin e Ri, Rrethinat ,Shkodër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe strukturat hetimore të DVP Shkodër,  falë  reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, krehjes së zonës bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë e mundur  që në orët e para të mëngjesit të sotëm të kapej dhe ndalohej  shtetasi Xhevahir Fikaj., 47 vjeç.

Ky shtetas dyshohet si autor i plagosjes me armë zjarri të shtetasit I.G, si dhe i plagosjes  me sende të forta të shtetasit L.G (vëllezër)  pas një konflikti për motive pronësie.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat