Gjykata e Apelit në Shkodër i jep të drejtë PD

Shkodra

Gjykata e Apelit në Shkodër i jep të drejtë PD

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 10:12
Ilustrim

Gjykata e Apelit në Shkodër i ka dhënë të drejtë Partisë Demokratike dega Vau Dejës, për akuzat e ngritura në prokurori për punësimet masive gjatë fushatës elektorale në territorin e Bashkisë Vau Dejës.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit kjo e fundit detyron Prokurorinë që të nisë hetime dhe të thërrase në organin e akuzuës personat përgjegjës dhe Kryetarin e Bashkisë Vau Dejës si autorë të punësimeve elektorale. Ka qenë përfaqesuesi ligjore i PD Marash Logu i cili në një prononcim për mediat ka zbardhur vendin e Gjykates se Apelit.

Nga ana tjetër Logu ka zbuluar edhe prova konkrete që implikojne administratën e Bashkisë Vau Dejës në këto punësime masive për fushatën elektorale të 25 Prillit.

Logu ndër të tjera deklaroi se këto prova janë vetem maja e ajsbergut e abuzimeve dhe masakrës elektorale që ka bërë partia në pushtet, por deklaroi se këto prova tashmë janë të depozituara në organet e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat