Plagosja e mistershme në Shkodër, 24 vjeçari objektiv i atentatit tregon çfarë pa

Shkodra

Plagosja e mistershme në Shkodër, 24 vjeçari objektiv i atentatit tregon çfarë pa

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 10:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Isak Mehmedaj, 24 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm (9 Tetor) në fshatin Mushan të Shkodrës.

I riu u paraqit për ndihmë mjekësore rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër me një plumb në bark.

Në dëshminë e parë Isak Mehmedaj, mësohet se nuk ka dhënë shumë detaje për rrethanat e ngjarjes, por ka theksuar se nuk e di kush ishte njeriu që e sulmoi.

Ai ka deklaruar se "ka qenë duke ecur në këmbë dhe nuk e di se kush e ka qëlluar."

Ekspertët e policisë së Shkodrës fiksuan provat në vendngjarje me qëllim zbardhjen e dinamikës së atentatit të pretenduar dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.

Në vijim, ata pritet që të marrin sërish në pyetje 26 vjecarin që ishte objektiv i sulmit për të ballafaquar faktet.

Grupi hetimor po verifikon pistat e hetimit rreth kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat