Në Shqipëri autoritetet e emergjencave civile paralajmëruan të dielën mbi rrezikun e zgjerimit të përmbytjes në Shkodër për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në Bashkine e Shkodres gjenden të përmbytura 2635 hektarë tokë, ndërsa 155 banesa janë të rrethuara nga uji.
Bashkia e Shkodrës vazhdon të apelojë për shpaljen e gjendjes së emergjencës civile nga ana e qeverisë.