Dita e sotme ka sjellë një përmirësim të lehtë të situatës së përmbytjeve në Shkodër. Uji është tërhequr, por sipërfaqja e tokës së përmbytur vijon që të jetë e madhe, rreth 4500 hektarë.
Ndërkaq, në zonë e Dajçit, e cila këto ditë ka qenë ndër më problematiket, ka nisur qarkullimi me automjete të vogla. Personat e evakuuar janë të strehuar ende në konvikt.