Vijon terrori për banorët e Dukagjinit, ‘viza’ për të shkuar në Shkodër: As Enveri s’e bëri këtë

Shkodra

Vijon terrori për banorët e Dukagjinit, ‘viza’ për të shkuar në Shkodër: As Enveri s’e bëri këtë

Më: 11 prill 2018 Në ora: 17:23
Kontrolli nga policia ne Dukagjin

Sërish nën terror banorët e zonës së Dukagjinit dhe të Shalës. Ata po përballen me vështirësitë në lëvizjen e tyre drejt Shkodrës për shkak të kontrolleve të shpeshta nga ana e policisë. Në rrugën që lidh zonën  me Shkodrën janë vendosur postblloqe, ndërsa banorëve iu kërkohen kartat e identitetit.

Këto kontrolle bëhen jo vetëm për mungesën e licencës nga ana e furgonëve, por edhe për shkak të dyshimeve që Policia ka mbi kultivimin e kanabisit në këtë zonë. Ajo që është e çuditshme është fakti se banorëve iu kërkohen kartat e identitetit, a thua se po kalojnë një pikë kufitare.

As Enver Hoxha s’na e bëri këtë

Banorët në Dukagjin

Drejtuesit e furgonave shprehen se kanë kërkuar që të aplikojnë për licencë, por askush nuk lëshon licenca për këtë segment rrugore. Prej një jave policia e Shkodrës ka ngritur një postbllok në segmentin rrugor Shkodër – Kir – Dukagjin, me qëllim kontrollin e mjeteve që udhëtojnë në këtë segment rrugore, kontrollin e dokumentacionit, licencat respektive te drejtuesve të mjeteve si dhe kontrollin ndaj personave me precedentë penale qe jetojnë në këtë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat