Falsifikimi i ushqimeve dhe pijeve në Shkodër, 9 persona në gjykatë

Shkodra

Falsifikimi i ushqimeve dhe pijeve në Shkodër, 9 persona në gjykatë

Më: 16 maj 2018 Në ora: 18:45
Falsifikimi i ushqimeve dhe pijeve në Shkodër, 9 persona në gjykatë

Pas shfaqjes së pamjeve filmike nga emisioni investigativ “Stop” dhe denoncimeve të shumta për një periudhë prej 8 muajsh nga ana e kësaj Prokurorie, janë kryer hetime në lidhje me prodhimin e kundërligjshëm të produkteve ushqimore nga shoqëria “Briland” shpk dhe administratorit të saj Xhavit Kasemi.
Në përfundim të tyre, Prokuroria ka njoftuar se kjo shoqëri prodhonte pije të ndryshme alkoolike dhe jo alkoolike si dhe produkte të tjera ushqimore jashtë çdo lloj standardi, në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme duke rrezikuar kështu shëndetin dhe jetën e konsumatorëve.

Për muaj me radhë shoqëria është kontrolluar nga inspektorët e Autoritetit Rajonal të Ushqimit, Shkodër të cilët në kundërshtim me ligjin e kanë paraqitur situatën dhe ambientin si të përshtatshëm për prodhimin e produkteve ushqimore duke mos konstatuar asnjë shkelje.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër ka kërkuar dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të Xhavit Kasemi duke e akuzuar për disa vepra penale.

Po ashtu, dosja për gjykym është çuar në gjykatë edhe për shoqërinë “Briland” shpk si dhe të punonjësve të shoqërisë Syrri Çaku, Fatjon Bushati dhe Sami Haxhija.

Në gjykatë kanë përfunduar edhe Abdyl Bajraktari, Edmond Fortuzi, Elvis Raboshta dhe Hilmi Erkoçaj inspektorë të Autoritetit Rajonal Të Ushqimit, Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat