Ky është ish-polici që u ekzekutua me bashkëjetuesen në makinë - Bota Sot
Ky është ish-polici që u ekzekutua me bashkëjetuesen në makinë

Shkodra

Ky është ish-polici që u ekzekutua me bashkëjetuesen në makinë

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 09:46
Boran Y. Berçama që mbeti i vrarë së bashku me bashkëjetuesen e tij brenda makinës në qytetin e Shkodrës.

Ka dalë foto e 30-vjeçarit Boran Y. Berçama që mbeti i vrarë së bashku me bashkëjetuesen e tij brenda makinës në qytetin e Shkodrës.

30-vjeçari nuk njihej si person ploblematik gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e policit në komisariatin e policisë në Pukë. Ai eshtë i biri i kameramanit të televionit publik shqiptar per Shkodren.

Krimi i rëndë është shënuar mengjesin e sotshëm kur janë qëlluar me 25 plumba në makinë në oborrin e pallatit ku jetojnë dhe me makinë  ka qene edhe femija 1 vjeç.

Ekzekutimi i çiftit Bërçama ka ndodhur në hyrjen e pallatit të tyre në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, rreth orës 6:00. Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë lajm ëruar policinë. Ata kanë gjetur fëmijën e mitur në pjesën e pasme të makinës, të trembur, po fatmirësisht pa asnjë dëmtim.

Duke parë skenën e krimit dhe 25-gëzhojat e gjendura në vengjarje, përjahtohet çdo mundësi që të kemi të bëjmë me një krim në familje. Policia dyshon se një atentat i këtij lloji mund të ketë qenë i mirëmenduar, dhe autori apo autorët ta kenë pritur çiftin derisa të futen në hyrjen e pallatit, ku kanë vënë në zbatim dhe planin e tyre.

Boran Berçama mësohet se ka qenë ish-polic në Fushë Arrëz dhe kishte dhënë dorëheqjen nga policia para procesit të Vettingut.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera