“Më ke vjedhur paratë”, si u ther me thikë 54 vjeçari në Shkodër

Shkodra

“Më ke vjedhur paratë”, si u ther me thikë 54 vjeçari në Shkodër

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 10:23
Prendush Fushaj

Personi që shihni në fotografi është Prendush Fushaj, 54-vjeçari i vrarë me thikë pasditen e djeshme në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.

Prendush Fushaj dhe Fredi Pëllumbi, viktima dhe autori i dyshuar i vrasjes së pasdites së sotme në Shkodër, kishin konflikte mes tyre.

Konflikti për vjedhjen

Krimi ka ndodhur “për motive të dobëta”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Ndërkaq, burime pranë grupit hetimor thanë për “Panorama” se 54-vjeçari Fushaj kishte denoncuar në polici së fundi se i ishte vjedhur një sasi parash. Dhe si të dyshuar, kishte ‘ngritur gishtin’ pikërisht nga Fredi Pëllumbi, 30 vjeç. Ky i fundit është shoqëruar nga efektivë të policisë së Shkodrës, që duket se nuk kanë gjetur prova për të provuar fajësinë, e më pas është lënë sërish i lirë.

Vrasja në banesë

Konflikti mes tyre duket se është ndezur me kalimin e ditëve dhe këtë të hënë, autori ka shkuar te banesa e viktimës në vendin e quajtur ‘Ura e Thive”. Mes tyre ka pasur një debat me fjalë që ka agravuar në përdorimin e armës së ftohte, e që ka sjellë humbjen e një jete.

Në një moment, Fredi Pëllumbi godet me thikë Prendush Fushajn duke e lënë të plagosur rëndë. Plagët e marra nga 54-vjeçari kanë qenë të rënda. Pvarësisht transportit në spital, 54vjeçari ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 19.15 jemi njoftuar nga urgjenca Spitalit Rajonal Shkodër se ka ardhur një person i goditur me mjet prerës (thikë) dhe pas pak minutave ka ndërruar jetë”, njoftoi Policia e Shkodrës.

Autori ende në kërkim

Pas krimit, autori është larguar nga banesa. Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje kanë nisur punën për lokalizimin e 30-vjeçarit dhe arrestimin e tij. Janë ngritur postblloqe, krehja e zonës dhe veprime të tjera të tjera hetimore, që mund ti çojnë efektivët në gjurmët e Fredi Pëllumbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat