Pse ndodhi krimi i tmerrshëm në Shkodër, dy miqtë e viktimës shpëtuan si në filma - Bota Sot
Pse ndodhi krimi i tmerrshëm në Shkodër, dy miqtë e viktimës shpëtuan si në filma

Shkodra

Pse ndodhi krimi i tmerrshëm në Shkodër, dy miqtë e viktimës shpëtuan si në filma

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 09:46
Viktima

Një 30-vjeçar, babai i dy fëmijëve të mitur, biznesmen i njohur në Shkodër dhe Velipojë është vrarë me breshëri kallashnikovi teksa po kalëronte me dy miqtë e tij.

Policia e këtij qyteti ka përqëndruar hetimet e saj në disa anëtarë të grupeve kriminale që veprojnë në Shkodër, pasi dyshohet se vrasja lidhet me gjobat financiare që mund t’i jenë vendosur këtij biznesmeni. Policia ka dalë në këtë konkluzion pasi, viktima nuk njihej si person me precedentë penalë apo që të jetë përplasur me grupet kriminale, por ka shumë gjasa se vrasja e tij mund të ketë ndodhur vetëm për shkak të gjobave financiare, pasi 30-vjeçari dhe babai i tij gëzojnë biznese të shumta në Shkodër. Për më tepër familja Ferracaku njihet në Shkodër me reputacion të mirë, dhe jo konfliktualë. 

Ditën e sotme, në Shkodër ishte planifikuar të bëhej një aktivitet sportiv lidhur me garat me kuaj, dhe për këtë qëllim 30-vjeçari Arjan Ferracaku, kishte dalë të kalëronte së bashku me dy shokë të tij. Por teksa vraponin mbi kuaj, një breshëri kallashnikovi i ka marë jetën babait të dy fëmijëve. 

Ferracaku njihet si biznesmen dhe pronar i hotel “Fantazia” në Velipojë dhe restorantit “Zus” që ndodhet sa kalon urën e Bunës në Shkodër. 

“Vrasja është rregjistruar në orën 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh, tek hidrovori i fshatit Dobraç”-thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës. 

Zona ku ka ndodhur krimi, njihet nga policia si vendi ku shpesh herë atentatorët kanë djegur makinat, menjëherë pasi kanë qëlluar objektivat e tyre. Sipas burimeve të policisë Ferracaku rezulton të jetë djali, i një prej biznesmenëve më të njohur në zonën e Shkodrës, pasi asministron biznese plastike dhe duralumini. Ndërkohë mësohet se plumba veç Arjan Ferracakut ka marrë dhe kali i tij i hipizmit.

Dy dëshmitarët mbrojtje nga policia

Dy personat që e shoqëronin Ferracakun mbi kalë fatmirësisht i kanë shpëtuar më së miri plumbave të kallashnikovit. Dy personat, mësohet se që nga dita e djeshme janë marë në ruajte nga policia e Shkodrës. Ata janë larguar me vrap, duke tentuar të fshihen nga frika se mos ndiqen nga autorët, dhe të ekzekutoheshin si shoku i tyre. Dy personat emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur janë shoqëruar me urgjencë në policinë e Shkodrës, ku janë marë gjatë në pyetje në prani të drejtorit të policisë së Shkodrës dhe vetë Ardi Veliut, Drejtorit të Përgjithshëm të policisë së Shtetit që mbëriti me urgjencë në Shkodër. 

Sipas tyre kanë qënë dy persona të cilët kishin zënë pritë dhe kanë qëlluar më automatik. Atentatorët kanë qënë të pamaskuar, dhe nuk dihet nëse dy dëshmitarët okularë kanë arritur ti njohin ose jo. Policia dhe prokuroria gjatë mbrëmjes së djeshme nuk kanë dhënë asnjë informacion mbi dëshminë e dy personave që i mbijetuan atentatit.

Policia blindon rrugët e Shkodrës

Policia dhe prokuroria e Shkodrës menjëherë pas vrasjes, kanë urdhëruar të ngrihen dhjetëra postoblloqe policie në rrugët e qytetit me shpresën e kapjes së autorëve të krimit. Rreth 30 persona janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Shkodër, të cilët janë marë në pyetje hollësisht mbi vendodhjen e tyre, njohjen me viktimën dhe çfarë dinin për këtë ngjarje. Nga dëshmia e tyre nuk është përfituar asnjë e dhënë për identifikimin e autorëve, por policia pjesës më të madhe të personave të shoqëruar u ka marë gjurmët e gishtave, kampione pështyme dhe telefonat. 

Prej 24 orësh policia dhe prokuroria janë përqëndruar në dy pista hetimore, atë të përplasjeve mes grupeve kriminale dhe një gjobëvënie të mundshme që mund ti jetë vendosur 30-vjeçarit, i cili ka kundërshtuar dhe nuk ka paguar 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera