Pas një mbledhje me të gjithë aleatët në selinë blu opozita ka marrë vendimin për të os u bërë pjesë e fillimit të sesionit të ri parlamentar.
Mësohet se ata do të udhëtojnë drejt Shkodrës ku në 3 muajt e fundit janë shënuar 6 vrasje mafioze
"Opozita parlamentare nis sesionin me takim të jashtëzakonshëm në Shkodër në orën 17:00. Mbledhja është mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare.
Në 3 muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur 2 persona dhe për këto krime nuk ka asnjë autor, sepse banda e Bajreve ka lidhje me Edi Ramën. Çlirimi i qeverisjes nga krimi mbetet prioriteti absolut i opozitës në sesionin e ri parlamentar”, thuhet në një reagim nga opozita.