Vrasjet në Shkodër, Rama: PD s’ka gojë të flasë, e tregojnë shifrat

Shkodra

Vrasjet në Shkodër, Rama: PD s’ka gojë të flasë, e tregojnë shifrat

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 22:43
Edi Rama

Një tjetër çështje mjaft e rëndësishme dhe e diskutuar gjerësisht në vend gjatë ditëve të fundit, është edhe kriminaliteti në Shkodër, për të cilin opozita realizoi edhe një mbledhje të jashtëzakonshme në këtë qytet.

I ftuar në “Open” me Eni Vasilin, Kryeministri Rama ngulmoi se janë shifrat ato që e tregojnë se kriminaliteti ka rënë në qytetin e Shkodrës, por edhe në qytete të tjera të vendit, sipas tij, duke e krahasuar me periudhën kur në krye të vendit ishte PD.

“Sa i përket Shkodrës, shifrat tregojnë se numri i vrasjeve është ulur krahasuar me periudhën kur në qeverisjes ishte PD. 61 persona janë nga vrarë nga viti 2010 deri në 2013-ën në këtë qytet, ndërsa nga 2014-ta deri në 2017-ën janë vrarë 34 persona”, tha Rama.

Më tej, Kryeministri u shpreh se 4 vrasje në një kohë të shkurtër nuk janë një lajm i mirë, por sipas tij, PD nuk ka gojë të flasë. “Katër vrasje në një kohë të shkurtër nuk janë një lajm i mirë, por kjo nuk diskutohet që ne kemi pritshmëri më mirë se kaq. Unë po them se këta nuk kanë gojë të flasim”, u shpreh kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat