Vrasja e biznesmenit Arjan Verracaku mbi kalë në Shkodër, ka mobilizuar katër oficerë nga struktura “Forca e Ligjit” në Tiranë dhe dy prokurorë në Shkodër, të cilët janë duke kryer një sërë veprimesh me imtësi, me qëllim dhe shpresën e identifikimit të autorëve të këtij krimi që tronditi Shkodrën.
Nga analizimi i një sërë provash dhe materialesh të sekuestruara në vendin e ngjarjes, është arritur në konkluzjonin se dy personat që kanë qëlluar me automatik, nuk kanë qënë profesionistë, kjo për shkak se në vendin ku kishin ngritur pritën kanë lënë shumë prova, që konsiderohen të vleshme për prokurorinë dhe policisë. “Shqiptarja” ka siguruar një pjesë të dosjes hetimore që bën fjalë lidhur me vrasjen e biznesmenit në Shkodër, Arjan Verracaku, ku në këtë material tregohet se pas ekzekutimit në ikje e sipër autorët kanë haruar në vendgjarje dhe një karrikator automatiku të mbushut plot me fishekë.