Si u lirua nga Gjykata e Shkodrës, Eljon Hato, shoku i Vis Martinit?

Shkodra

Si u lirua nga Gjykata e Shkodrës, Eljon Hato, shoku i Vis Martinit?

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 14:42
Eljon Hato

Eljon Hato i plagosur rëndë në përplasjen e armatosur të së enjtes në Tiranë, është një emër shumë i njohur për policinë dhe drejtësinë.

Fillimisht ai u publikua me emrin Leart Hasa pak pas ngjarjes, pasi këtë identitet e përdorente për tiu shmangur policisë ashtu sikurse edhe disa identetete të tjera të rreme.

28 vjecari është protagonist i disa ngjarjeve kriminale ku është përmendur emri i tij në vitet e fundit.

Fillimisht u akuzua për vrasjen e një shtetasi ne 2014, për të cilën u kap. Gjatë kohës që ishte në burg dhe priste vendimin e gjykatës ai u akuzua se kishte porositur vrasjen e doktorit A.Terolli në Shkodër.

Por ndërkohe pas më shumë se një viti në burg ku akuzohej për vrasjen e 2014, ai u lirua me vendim të gjykatës së shkallës së parë të Shkodrës duke u shpallur i pafajshëm. Ky vendim u apelua nga Gjykata e Apelit të Shkodrës por që nga 2015 e deri tani nuk kemi pasur një vendim  të formës se prere, cka ka ndikuar në qënien e tij i lire.

Por nëse në këtë rast kemi të bëjmë me zvarritje të procesit gjyqësor që ndodh rëndom në sistemin problematic gjyqësor shqiptar, ajo që nuk dihet dhe mbetet ende për tu verifikuar është historia e cështjes tjeter, ajo për të cilën Eljon Hato akuzohet për porositjen e vrasjes së mjekut radiolog A.Terolli e cila mbeti në tentative pasi policia e Shkodrës ndërhyri pak se ekzekutori Osman Mulja të kryente detyren sipas porosisë së Hatos.

Vizion Plus ka siguruar disa foto të Eljon Hatos, disa nga të cilat mendohet se janë siguruar gjatë kohës që ai ishte në burg në Shën Koll para se të shpallej I pafajshëm nga Shkalla e Parë në Shkodër për vrasjen në 2014 të shtetasit Indrit Hylli dhe plagosjen e Jetmir Mollës në një lokal në fshatin Zus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat