Bashkia Shkodër aksion për lirimin e hapësirave publike, Hasanpapaj: Po diferencojmë qytetarët e thjeshtë nga sfiduesit e ligjit

Shkodra

Bashkia Shkodër aksion për lirimin e hapësirave publike, Hasanpapaj: Po diferencojmë qytetarët e thjeshtë nga sfiduesit e ligjit

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 21:37
Anton Hasanpapaj

Në Shkodër, ka nisur lirimi i hapsirave publike të zëna nga persona të ndryshem të cilët shisnin produkte të lloj-llojshme. Aksioni ka nisur që prej orës 6 të mëngjesit ndërsa pjes e aksionit ishte Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e shtetit. 

Aksioni është zhvilluar në 4 zona të ndryshme të qytetit të konsideruara si me problematikët. Është kërkuar lirimi i trotuareve në të kundërt do ketë penalizime me gjoba. Drejtori i Policisë Bashkiake, Anton Hasanpapaj thotë se do goditen të gjithë ato që sfidojnë ligjin.

Jemi duke bërë diferencimin që sfidojnë ligjin nga qytetarët e thjeshtë. Me qytetarët kemi gjetur bashkëpunimin. Bashkia Shkodër ka përgatitur hapjen e tregjeve ditore.

Anton Hasanpapaj, Drejtor i Policisë Bashkiake Shkodër

Sipas të dhënave pranë Bashkisë së Shkodrës, bëhet me dije se ky aksion do të vijojë edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe nuk do të lejojën që të bllokohen hapësirat që janë në sherbim të kalimtareve 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat