“Terrorizoi” banorët me armë zjarri, arrestohet shkodrani

Shkodra

“Terrorizoi” banorët me armë zjarri, arrestohet shkodrani

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 08:53
Policia në Shkodër

Një person është kapur gjatë mbrëmjes me armë në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në Shkodër.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Blerim Beqiri, i cili u ndalua me pistoletë pas një kontrolli të policisë në atë zonë.

 ‘Balkanweb’ raporton se Forcat e policisë të Shkodrës kanë shkuar në fshatin Oblikë fillimisht pasi kanë marrë informacion se ka pasur të shtëna me armë.

Pas hetimeve, deri më tani nuk është evidentuar ndonjë ngjarje.

Policia po heton lidhur me sinjalizimin që u dha se në këtë zonë ka pasur të shtëna me armë, të cilat mendohet se kanë qenë vetëm në ajër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat