'Blackout' në Shkodër, qyteti dhe të gjitha institucionet pa energji

Shkodra

'Blackout' në Shkodër, qyteti dhe të gjitha institucionet pa energji

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 17:06
Shkodër

Pjesa më e madhe e qytetit të Shkodrës është pa energji elektrike. OSHEE bëri të ditur se “për shkak të një avarie në çelësin 20kV të nënstacionit Shkodra 1, kanë mbetur pa energji disa lagje të qytetit Shkodër. Brigadat e OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa më shpejt të defektit”. Përpos abonentëve familjare dhe bizneseve pa energji kanë mbetur edhe zyrat e shtetit, policia, ujësjellësi, etj.

Konkretisht janë pa energji

Bashkia Shkodër

Prefektura

Ujësjellësi

Komisariati i Policisë

Lagjet “Vasil Shanto”, “Skenderbeg”, “Tom Kola”, “Perlat Rexhepi”, Hotel “Koloseu”, Rus, Dergut, Sarreq, Dobraç, Kiras, “Fari Ramadani”, “Vojo Kushi” “Qemal Stafa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat