Pastrimi i bregut të liqenit të Shkodrës, impakt për turizmin

Shkodra

Pastrimi i bregut të liqenit të Shkodrës, impakt për turizmin

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 15:21
Pastrimi i bregut të liqenit të Shkodrës

Bregu i liqenit të Shkodrës po ndryshon nga dita në ditë, pas aksionit të nisur nga bashkia e Shkodrës për pastrimin e tij.

Ky aksion nisi në kuadër të projektit “Pastrimi i kanaleve kullues bashkia Shkodrës”, i cili ka një impakt të dukshëm në këtë zonë ku nuk është ndërhyrë për pastrim- sistemim prej rreth 30 vitesh.

Është një hapësirë publike, në një zonë turistike shumë të frekuentuar nga qytetarët, e cila do t’u kthehet për shfrytëzim atyre në përfundim të projektit.

Nga ana tjetër, siç shprehen vetë të punësuarit në këtë projekt, përfshirja është një ndihmë e mirë financiare për familjet e tyre dhe shpresojnë që ky projekt të vazhdojë.

Nga ana e saj, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e ka konsideruar këtë një projekt- pilot, duke nënvizuar se do të bëjë të gjitha përpjekjet që ai të vazhdojë.

Mbështetja e donatorëve nuk ka munguar, por do të gjenden mundësi që edhe vetë bashkia e Shkodrës të japë mbështetje për vijimin e projektit.

Liqeni i Shkodrës ndodhet në veriperëndim të Shqipërisë dhe është liqeni më i madh i Gadishullit të Ballkanit. Është i gjatë 43 km dhe i gjerë 14 km dhe thellësi mesatare 7-10 m, me pikën më të thellë 44 m.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat