Bashkia Shkodër ka nisur sot punën për pastrimin e argjinaturës së Mushanit në njësinë administrative Dajç, si masa parandaluese nga përmbytjet në pragun e ardhjes së stinës së dimrit.
Bashkia Shkodër shprehet se në njësinë administrative Dajç vazhdon puna për pastrimin e argjinaturës së Mushanit, në Rrugën e Sukajve.
“Prej disa ditësh përmes angazhimit të komunitetit më në nevojë për punë në shërbime publike, kemi përmirësuar shumë situatën në këtë argjinaturë. Përgjatë 1 km gjatësie të mbuluar nga bimësia e dendur dhe e pa kalueshëm. Punëtorët kanë pastruar këtë argjinaturë nga shkurre e bimësi e lartë, nga mbetjet e ndotjet e sjella nga uji. Duke kryer një punë të mirë ata po japin një kontribut të rëndësishëm në impaktin për menaxhimin dhe minimizimin e pasojave në rast përmbytje”, shprehet bashkia.
Po ashtu, 17 kryefamiljarë të familjeve më në nevojë, të angazhuar në Dajç do të vazhdojnë të jenë pjesë e kontributit në përmirësimin e infrastrukturës mbrojtjes nga përmbytjet dhe në pastrimin e kanaleve kulluese.
Bashkia Shkodër, me mbështetjen e GIZ përmes FSHZH, ” synon krijimin e një perspektive përmes punësimit dhe në të njëjtën kohë realizimin e punëve në dobi të komunitetit.