Vrasja pranë vendit ku iu bë atentat Lul Kullës: Mehaj tentoi të ndihmojë Ferracakun

Shkodra

Vrasja pranë vendit ku iu bë atentat Lul Kullës: Mehaj tentoi të ndihmojë Ferracakun

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 13:56
Vrasja në Shkodër

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër në lagjen “Partizani”, në afërsi të zonës së njohur si Markata, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Viktimë ka mbetur Fatos Ferracaku, 31 vjeç i cili është qëlluar me një plumb në kokë, ndërsa i plagosuri është Fatmir Mehaj.

Fatos Ferracaku është kushëri i afërt me biznesmenin Arjan Ferracaku, i vrarë më 1 shtator në një atentat. Fatos Ferracaku është djali i xhaxhait të Kujtim Ferracakut, babai i 31-vjeçarit që u vra mbi kalë. Gjithashtu mësohet se atentati ka ndodhur vetëm pak metra larg vendit ku në janar të vitit 2018 iu vendos tritol Lulzim Kullës, i njohur ndryshe si ‘i forti’ i Shkodrës, tashmë i prangosur.

Detaje të reja kanë dalë nga atentati mafioz në Shkodër ku në lagjen ‘Rus’ mbeti i vrarë Fatos Ferracaku, 31, vjeç dhe u plagos Fatmir Mehja pasi dy persona u afruan me motor dhe qëlluan 8 herë në drejtim të tyre.

Burime bëjnë me dije se autori ka zbritur nga motori dhe ka qëlluar Ferracakun në kokë, ndërsa Fatmir Mehaj ka ndërhyrë, por autori e ka qëlluar në këmbë duke e lënë të plagosur.

Viktima dhe i plagosuri kishin lidhje mes tyre. Fatos Ferracaku ishte dhëndri i Fatmir Mehaj. Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije gjithashtu se janë shoqëruar në polici disa persona si dëshmitar të ngjarjes. Megjithatë identifikimi i autorëve duket të jetë i vështirë pasi ata kanë qenë me skafanda. Pasi janë larguar nga vendngjarja kanë djegur dhe motorin të cilin e kanë përdorur për të kryer aktin kriminal.

Policia thotë se janë ngritur pika kontrolli në disa nga lagjet e qytetit. FNSH ka mbërritur pak minuta më parë në lagjen Kiras, ku po bëhen kontrolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat