Myftiu i Shkodrës pas atentateve: Krimi po mban peng qytetin - Bota Sot
Myftiu i Shkodrës pas atentateve: Krimi po mban peng qytetin

Shkodra

Myftiu i Shkodrës pas atentateve: Krimi po mban peng qytetin

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 14:52
Imam Muhamed Sytari

Nga fjala e tij në inaugurimin e xhamisë tek Ura e Vjetër e Bunës, Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, u ndal tek krimi që ka goditur Shkodrën këtë periudhë.

Ai tha se krimi, fajdet dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen e qytetit. Sipas myftiut, kjo nuk është rruga që i shërben vendit.

Fjala e plotë: 

Një thirrje të ngjashme bëri dy muaj më parë edhe meshtari i Shkodrës, Dom Artur Jaku. Duke iu drejtuar kriminelëve, Jaku tha se ata mund t’i shpëtojnë policisë, mund t’i shpëtojnë drejtësisë por nuk kanë për t’i shpëtuar një gjykimi më të madh, atij të Zotit, i cili nuk fal marrjen e një jete.

“Sot nuk e kam një apel për qeverinë sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë. Mos harroni ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete”,- u shpreh ai.

Në 5 muajt e fundit, në Shkodër janë shënuar 7 vrasje, 6 prej të cilave të tipit mafioz, autorët e të cilave nuk dihen. Dy persona rezultojnë ende të zhdukur prej muajsh në rrethana misterioze për të cilët mendohet më e keqja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera