Aeroporti i Shkupit është i hapur, disa fluturime vonohen

Shkupi

Aeroporti i Shkupit është i hapur, disa fluturime vonohen

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 11:23
Ilustrim

Sot në mëngjes në Aeroportin e Shkupit janë bërë dy aterrime të fluturimeve, njëri nga Londra, ndërsa tjetri nga Geteborg. Dje për shkak të dendësisë së mjegullave dhe dukshmërisë së dobët u anuluan disa aterrime në Aeroportin e Shkupit, të cilat ishin transferuar për në Aeroportin e Prishtinës.

Nga faqja zyrtare e internetit të Aeroportit të Shkupit mund të shihet se fluturimet e caktuar prej Shkupi dhe në Shkup vonohen edhe për disa orë.

Aterrimi i parë mbrëmë ka ndodhur në orën 2:00, kur avioni i kompanisë “WizzAir”  erdhi nga Frankfurti.

Për shkak të dendësisë së mjegullave dhe dukshmërisë së dobët disa fluturim nga Shkupi dhe për në Shkup dje ishin anuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat