Lëndohet rëndë një motoçiklist në aksident trafiku në Shkup

Shkupi

Lëndohet rëndë një motoçiklist në aksident trafiku në Shkup

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Një drejtues i mopedit ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 22 persona tjerë janë lënduar lehtë në 15 nga gjithsej 35 aksidente komunikacioni që kanë ndodhur gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e SPB Shkup.

Në 20 aksidente tjera është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga MPB thonë se gjatë fundjavës kanë sanksionuar 91 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar, 55 shoferë kanë drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit dhe 22 shoferë pa leje për vozitje.

Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 13 makina të paregjistruara, si dhe janë dënuar 15 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat