Bashkia e Shkupit: Katër objekte industriale do të dënohen për ndotjen e ajrit

Shkupi

Bashkia e Shkupit: Katër objekte industriale do të dënohen për ndotjen e ajrit

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Bashkia e Shkupit informon se katër objekte industriale do të gjobiten, për shkak të tejkalimit të vlerave në ndotjen e ajrit. Ata thonë se inspektorët për mjedis jetësor kanë kryer nga dy kontrolle të rregullta në të gjitha 40 impiantet të cilat i nënshtrohen Lejes së integruar ekologjike B.

“Në muajin dhjetor inspektorët e autorizuar për mjedis jetësor të Bashkisë së Shkupit, bënë kontrolle të jashtëzakonshme në katër impiante të cilat i nënshtrohen Lejes së integruar B si edhe katër subjekte që i nënshtrohen elaboratit për mbrojtjen e mjedisit jetësor”.

“Gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme të inspektorëve të autorizuar për mjedis jetësor me laborator të autorizuar deri më tani është konfirmuar tejkalimi i kufirit të vlerave tek katër instalimet të cilat janë nën kompetencat e Bashkisë së Shkupit dhe të njëjtat do të sanksionohen në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e mjedisit jetësor”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Ata shtojnë se në mënyrë plotësuese, Inspektorati vendosi edhe punë në turne, gjegjësisht kujdestari prej orës 6 të mëngjesit dhe pas mesnate e deri në orët hershme të mëngjesit dhe gjatë fundjavave, me qëllim që në mënyrë më të saktë të përcaktohet ndotja e mundshme e ajrit ambiental.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat