Nëntë aksidente gjatë ditës së djeshme në Shkup

Shkupi

Nëntë aksidente gjatë ditës së djeshme në Shkup

Më: 4 janar 2019 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Një person ka marrë plagë të rënda kurse 10 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta në një nga nëntë aksidentet e trafikut gjatë ditës së djeshme. Kurse tre aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga SPB Shkup njoftojnë se gjithsej 13 vozitës janë larguar nga trafiku. Një shofer ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 10 shoferë kanë drejtuar makinën pa patent shofer si dhe dy shofer kanë qenë fillestar kurse 13 automjete kanë qenë të paregjistruara.

82 automjete janë parkuar gabimisht, kurse me ndihmën karrocierit janë larguar 72 automjete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat