Bashkia e Shkupit: Të mos ndizen zjarre në pjesë të hapura

Shkupi

Bashkia e Shkupit: Të mos ndizen zjarre në pjesë të hapura

Më: 4 janar 2019 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Nga Bashkia e Shkupit u bëjnë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga ndezja e zjarreve në pjesë të hapura për nder të festës fetare të ortodoksëve me qëllim që të mbrohet mjedisi jetësor dhe ajri i pastër.

“Thirrja publike është ndërmarrë në përputhje me të gjithë kryetarët e komunave të Shkupit të cilët vendosën të heqin dorë nga shpërndarja e drurit nga komunat për këtë festë, me qëllim që të parandalojnë ndotjen e ajrit në qytetin e Shkupit”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat