Zjarr në një kazino në qendër të Shkupit

Shkupi

Zjarr në një kazino në qendër të Shkupit

Më: 7 janar 2019 Në ora: 15:26
Pamje nga video

Një kazino në qendër të Shkupit sot është përfshirë nga flakët. Arsye për shpërthimin e zjarrit thuhet të jetë instalimi elektrik, i cili ka qenë i vendosur tek aparatet e lojërave të fatit.

Zjarri ka përfshirë dy monitorë të aparateve, të cilët kanë qenë brenda kazinosë.

Në shuarjen e zjarrit është intervenuar me dy makina zjarrfikëse dhe 5 zjarrfikës.

Dëmi që ka shkaktuar zjarri është konsideruar si i vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat