Ndërmarrja publike “Higjiena komunale” vazhdon me pastrimin e borës në Shkup

Shkupi

Ndërmarrja publike “Higjiena komunale” vazhdon me pastrimin e borës në Shkup

Më: 10 janar 2019 Në ora: 20:20
Shkup

Gjatë ditës së sotme, me 60 punëtorë në terren, ndërmarrje publike “Higjiena komunale” – Shkup vazhdoi me aktivitetet e pastrimit të borës nëpër rrugët dhe bulevardet e qytetit të Shkupit.

“Është pastruar pjesa rreth spitalit të qytetit, spitalit shtetëror dhe poliklinikave, Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, pjesa qendrore, sheshi dhe rruga ‘Maqedonia’ si dhe Çarshia e vjetër”, informojnë nga ndërmarrja publike “Higjiena komunale”.

Nga kjo ndëmarrje thonë se po pastrohen rrugët dhe trotuaret e urave Goce Dellçev, Liria, Nëna Terezë dhe ura e gurrit për të mundur në mënyrë të lirshme të kalojnë këmbësorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat