Thirret protestë kundër ajrit në Shkup, organizatorët anonim

Shkupi

Thirret protestë kundër ajrit në Shkup, organizatorët anonim

Nga: Z.M Më: 24 janar 2019 Në ora: 11:45
Shkup

Për të shtunën në Shkup është thirrur një protestë kundër ndotjes së ajrit.

Organizimi i protestës po bëhet përmes rrjetit social Facebook, ndërsa nuk  bëhet e ditur se kush janë organizatorët e kësaj protesta. Nga Minsitria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë kanë njoftuar se deri më tani nuk është paraqitur mbajtje e ndonjë proteste edhe pse kjo është detyrim ligjor.

Në thirrjen për protestë në Facebook, mes tjerash kërkesa kryesore është “qeveria dhe institucionet të ndërprejnë me vendimet e ashtuquajtura që në mënyrë direkte godasin në xhepin e më të varfërve, ndërsa kapitalistët dhe ndotësit më të mëdhenj mbeten të pa prekur”./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat