Shkup, kapet një inspektor duke marrë ryshfet prej 5.000 eurove

Shkupi

Shkup, kapet një inspektor duke marrë ryshfet prej 5.000 eurove

Më: 24 janar 2019 Në ora: 14:56
Ilustrim

Është ngirut akuzë kundër një inspektori në Shkup për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfet” nga neni 357 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal, si dhe për dy persona tjerë që kanë ndihmuar në kryerjen e veprës penale.

“I akuzuari i parë ngarkohet se si person zyrtar – inspektor i Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) në Ministrinë e Financave – Zyra Rajonale Shkup, në mënyrë indirekte, nëpërmjet dy personave tjerë të akuzuar ka kërkuar mjete në para prej 5.000 euro nga një person juridik. Paratë më pas personalisht i ka pranuar që të mos kryejë veprim zyrtar, gjegjësisht të mos kryejë kontrolle të detajuara të subjektit tatimor në lidhje me llogaritjen për pagesë të obligimit për tatim të personit juridik në të cilin themelues dhe udhëheqës ka qenë motra e të dëmtuarës”, thonë nga Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, gjatë kryerjes së veprës penale, me paramendim kanë ndihmuar dy persona të akuzuar, pronarë të një zyre për kontabilitet nga Shkupi, nëpërmjet dhënies së këshillave dhe udhëzimeve, por edhe ndërmjetësimit direkt në komunikim me të dëmtuarën me të cilën paraprakisht është njohur.

Me propozim të prokurorit, i akuzuari i parë është privuar nga liria dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit, e cila prej 11.01.2019 i është ndërruar me masë paraburgim shtëpiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat