Aeroporti i Shkupit hapet për qarkullim pasi që një aeroplan para nisjes ishte bllokuar në borë

Shkupi

Aeroporti i Shkupit hapet për qarkullim pasi që një aeroplan para nisjes ishte bllokuar në borë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 10:14
Ilustrim

Aeroporti i Shkupit nga ora 22:45 minuta është mbyllur për qarkullim, pasi që një aeroplan i kompanisë “Gjermania” tip Erbas 321 me rreth 200 udhëtarë, para fluturimit për në Cyrih është bllokuar në mbetje të borës.

Siç informoi kryetari i Këshillit drejtues dhe drejtori i M-NAV, Nikollçe Taseski për MIA-n, për momentin ka përfunduar operacioni për zhbllokimin e aeroplanit me ndihmën e automjeteve për push back nga TAV.

“Në aeroplan nuk ka udhëtarë të lënduar dhe dëmtime fizike. Kompania e ka anuluar fluturimin dhe pritet të realizohet gjatë ditës së sotme”, theksoi Taseski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat