Shqiptarja nga Shkupi bën libër për Universitetin e Oxford-it

Shkupi

Shqiptarja nga Shkupi bën libër për Universitetin e Oxford-it

Më: 29 janar 2019 Në ora: 08:58
Vigjilenca Abazi

Një shqiptare nga Maqedonia ka botuar një libër për “Universitetin e Oxfordit”.

Përveç të tjerash 27-vjeçarja, Vigjilenca Abazi ka një CV të shkëlqyer në fushën akademike.

Ajo përveçse anëtare e “Emile Noel” në Fakultetin Juridik në Nju Jork është edhe asistente në Universitetin e Mastrihit. Shqiptarja ka qenë edhe këshilltare e Këshillit Evropian, si dhe pjesë e stafit që kanë shkruar direktivën për mbrojtjen e informatorëve të Bashkimit Evropian.

Ajo aktualisht është anëtare udhëheqëse e bordit të shumë revistave shkencore akademike, ka më shumë se njëzet botime shkencore duke përfshirë edhe një libër të botuar për Universitetin e Oxford-it, “Sekretet zyrtare dhe mbikëqyrjen në BE”.

Ky libër do të jetë një referencë për të gjithë ata që do të arsimohen në universitetet më të mira të botës.

Abazi ka qenë e ftuar të ligjërojë në Universitetin e Oksfordit, Harvard Law School, Universitetin e Kolumbias, NYU (Paris, Firence, Abu Dhabi). Ajo gjithashtu është ftuar të prezantojë kërkimet e saj në Parlamentin Evropian dhe Parlamentin Holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat