AFP: Shkupi po vuan, qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi

AFP: Shkupi po vuan, qyteti më i ndotur në Evropë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 10:21
Pamje nga video

“Shkupi po vuan si qyteti më i ndotur në Evropë”, është storja e agjencisë franceze të lajmeve France Press (AFP) lidhur me ndotjen e dukshme në kryeqytetin e Maqedonisë.

Shkupi gati vazhdimisht është i mbuluar nga një mjegull e bardhë, i rrethuar nga malet, ashtu që ky qytet është i zaptuar në luginë nga grimcat ndotëse.

Sipas OKB-së, një e treta e qytetarëve ngrohen me furra dhe shporet ndotës të nivelit të lartë.

“Gjithcka po rrit ndotjen, edhe makinat, edhe ndërtimet, autobusët dhe sidomos makinat e vjetra. Askush nuk po mundet të përmirësojë këtë gjendje”, ka thënë një banor i kryeqytetit. Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 2018 e shpalli Shkupin si qytetin më të ndotur në Evropë. Në Maqedoni, 2500 raste të vdekjes së parakohshme në vit lidhen me ndotjen. Ky problem është lajmi kryesor në mediat botërore por edhe ato vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat