MPB: Numri i vjedhjeve dhe grabitjeve në Shkup është ulur

Shkupi

MPB: Numri i vjedhjeve dhe grabitjeve në Shkup është ulur

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmjet një njoftimi i demanton në mënyrë të ashpër, siç thonë, gënjeshtrat, që i thotë partia politike OBRM-PDUKM duke cekur se numri i vjedhjeve dhe grabitjeve në kryeqytet dhe në Maqedoni është ulur.

“E njoftojmë publikun se numri i vjedhjeve dhe grabitjeve në Shkup është ulur. Për këtë dëshmojnë numrat zyrtar, që shihet se nuk janë të rëndësishme për ata që kanë për qëllim ta përgënjeshtrojnë opinionin”, thonë nga MPB.

Sipas MPB-së, faktet thonë se në vitin 2019 në Shkup është evidentuar ulje e rëndësishme e numrit të vjedhjeve të rënda dhe se përpunimi i statistikave për vitin 2018 për punën e MPB-së do të publikohet në web-faqen e MPB-së.

“Për punën e MPB-së dëshmohet edhe në anketat e qytetarëve, ku 75% e qytetarëve deklarohen se ndihen të sigurt”, thuhet në fund të reagimit të MPB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat