15 aksidente dje në Shkup, dhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta

Shkupi

15 aksidente dje në Shkup, dhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 10:22
Ilustrim

Dhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tetë prej gjithsej 15 aksidenteve rrugore të cilat kanë ndodhur në njëzet e katër orët e kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në shtatë aksidente është shkaktuar dëm material.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme policia nga komunikacioni i ka përjashtuar 41 shoferë, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, dy shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 15 para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik, një shofer fillestar dhe nëntë automjete të paregjistruara.

Policia i ka sanksionuar edhe 122 shoferë për parkim jo të drejtë, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 90 automjete.

Janë sanksionuar edhe pesë shoferë të cilët e kanë kaluar udhëkryqin në semafor me dritë të kuqe, një shofer i cili nuk u ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, gjashtë për rreshtim jo të drejtë, një shofer i cili nuk u ka dhënë përparësi kalimi automjeteve në zonë udhëkryqi, tre shoferë për mosposedimin e pajisjes dimërore në automjete, tetë për mosmbajtjen e rripit të sigurisë nga shoferët gjatë drejtimit të automjetit motorik dhe nëntë për përdorimin e telefonit celular nga shoferët gjatë drejtimit të automjetit motorik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat