Shkup, deri sa e kontrollonin në aeroport shtetases nga Kosova i humben 3.000 euro

Shkupi

Shkup, deri sa e kontrollonin në aeroport shtetases nga Kosova i humben 3.000 euro

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 17:16
Ilustrim

Udhëtarja e cila në “Aeroportin Ndërkombëtar – Shkup” erdhi nga Suedia ka paraqitura se përderisa i është kryer kontroll në valixhe nga ana e dy zyrtarëve policor, i janë humbur 3.000 euro, njoftoi policia e Maqedonisë.

Nga policia thonë rastin e ka paraqitura gruaja 47 vjeçare nga Kosova, e cila arriti në aerodrom nga Suedia.

Ajo menjëherë ka paraqitur rastin, ku është bërë edhe bisedë me atë dhe me persona nga Sektori për përgjegjësi profesionale të Drejtorisë doganore.

Nga MPB thonë se po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat