Maqedoni, rruga në Tophanë pa kanalizim dhe pa trotuare

Shkupi

Maqedoni, rruga në Tophanë pa kanalizim dhe pa trotuare

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 20:33
Tophana

Kjo është Tophana, si njëra ndër lagjet më të vjetra të qytetit të Shkupit. Megjithatë infrastruktura në këtë rrugë lë shumë për të dëshiruar, ndonëse është rrugë mjaft frekuentuese. Jeta e njerëzve rrezikohet çdo ditë pasi nuk ka trotuare, ndërsa ujërat e zeza kalojnë në këtë kanal, në mungesë të kanalizimit.

“Po jetojmë në shekullin 21 dhe kjo është një katastrofë të jetohet në këto kushte kështu siç i shihni edhe vet. 00 29 Kemi një kanal këtu, dhe prej këtu tek kanali ujërat e zeza shkojnë dhe derdhen në kanalizimin atje. Atje ka kanalizim dhe atje shkojnë ujërat e zeza’ tha Ramadan Bekiri Banorë Lagjja Tophane. Nga Komuna e Çairit thonë se në pjesën më të madhe e kanë rregulluar rrjetin e kanalizimit.

“Në lagjen Tophanë, deri më tani në pjesën më të madhe të saj kemi rregulluar rrjetin e kanalizimit fekal i cili ka qenë në gjendje katastrofale, kurse sa i përket kanalizimit atmosferik jemi në përfundim e sipër të projektit i cili së shpejti do të vendohet në funksion për fillimin e punimeve. Thuhet në komunikatën e komunës së Çairit.

Përveç mungesës së trotuareve dhe kanalizimit, edhe mbeturinat mund të shihen gjithandej. E për këtë ka menduar Drejtori i Higjienës komunale Abdulsamet Shabani, i cili për banorët e kësaj lagje shpërndau kontejnerë për mbeturina. Ai kërkoi nga inspektorati komunal që të jetë më i kujdesshëm dhe të bëjë kontrolle më të shpeshta në këtë anë, që mos të hedhen mbeturinat vend e pa vend.

“Apelojmë deri tek inspektorati të jetë më i kujdesshëm për arsye se nga sot higjiena komunale në gjitha pikat e zeza që i ka në qytetin e Shkupit do të fillojmë ti pastrojmë. Mirëpo në të njëjtën kohë apelojmë që të ngrihet vetëdija e qytetarëve që të mos hedhin mbeturina aty ku nuk e ka vendin”. Tha Drejtori Higjienës Komunale Abdulsamet Shabani

Kjo lagje është vetëm 1 kilometër larg qendrës së Shkupit, ndërsa banojnë kryesisht qytetarë të komunitetit romë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat