Hetimet rreth aksidentit vazhdojnë gjatë ditës së nesërme

Shkupi

Hetimet rreth aksidentit vazhdojnë gjatë ditës së nesërme

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 21:29
Pamje nga aksidenti

Hetimet në vendngjarje rreth aksidentit të rëndë që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, me çrast 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar do të vazhdojnë nesër me fillim nga ora 08:00. 

Aksidenti nodhi këtë pasditë kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” me targa të Gostivarit ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Shoferi i autobusit është hospitalizuar, ndërsa nga ana e prokurorit publik është lëshuar urdhër për analizë të gjakut dhe urinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat