Shkup, qytetarët ofrojnë shtëpitë e tyre për familjarët e të lënduarve në aksidentin tragjik

Shkupi

Shkup, qytetarët ofrojnë shtëpitë e tyre për familjarët e të lënduarve në aksidentin tragjik

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 22:32
Pamje nga aksidenti

Qytetarë të shumtë kanë filluar aksione për të ndihmuar familjarët e të lënduarve në aksidentin e tmerrshëm në Llaskarcë të Shkupit.

Anita Hristova, Albulena Karaga dhe  Xhenet Bilalli kanë ofruar shtëpitë e tyre për familjarët që janë duke pritur informacione për gjendjen e familjarëve të lënduar e që janë duke u trajtuar në spitalin “8 shtatori” në Shkup.

Në aksidentin e sotëm në autostradën Shkup-Tetovë në të cilin u rokullis autobusi me përplot udhëtarë kanë humbur jetën gjithsej 13 persona, ndërsa janë lënduar 35.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat