Bekteshi pas pyetjes për punësimin e motrës, pyet gazetarët: Pse juve punoni aty ku punoni?

Shkupi

Bekteshi pas pyetjes për punësimin e motrës, pyet gazetarët: Pse juve punoni aty ku punoni?

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 14:20
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi

Siç nuk kam pasur ndikim në punësimin e motrës time, unë nuk duhet të ndikoj dhe të kërkoj nga motra ime që të tërhiqet apo jo nga puna, ka deklaruar sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, motra e të cilit është punësuar në MEPSO, siç edhe e kanë konfirmuar nga kompania MEPSO.

Ai gjithashtu shtoi se motra e tij është e rritur, e martuar, jeton jetën e saj dhe duhet vetë të vendos për të ardhmen e saj.

Në pyetjen e gazetarëve se si është e mundur që motra e tij të punojë në ndërmarrje shtetërore pikërisht pasi u emërua ministër vëllai i saj, Bekteshi u përgjigj me pyetje drejtuar gazetarëve, pse juve punoni në medie në të cilët punoni, pse jo diku tjetër.

Gjithashtu së fundmi është zbuluar edhe një i afërm i ministrit Bekteshi që së fundmi është punësuar në ELEM, bëhet fjalë gruan vëllaut të gruas së ministrit, Nertila Useini Kaba.

Unë nuk kam mundësi të ndikoj gjatë punësimeve në ELEM apo në MEPSO, në kompetenca të Ministrisë së Ekonomisë janë vetëm Resurset Energjetike të Maqedonisë. Kompanitë tjera energjetike nuk janë në kompetencë të Ministrisë. MEPSO është nën kompetenca të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe ELEM gjithashtu është nën kompetenca të Qeverisë ka theksuar Bekteshi.

Ai gjithashtu shtoi se si nëse personat me përgjegjësi publike fillojnë dhe japin llogari për punësime, atëherë të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të shqyrtohen për çdo ditë.

Nuk ndjej përgjegjësi morale sepse në Ministrinë e Ekonomisë nuk është punësuar anjë familjar i imi. Nëse vërtetohet se unë kam ndikuar në ndonjë punësim, atëherë do të kisha bartur përgjegjësi morale. – ka përfunduar ministri Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat