Gjatë pasdites së djeshme është gjetur një burrë i vdekur te stacioni hekurudhor në Shkup. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për taksist të moshës 58-vjeçare.
Pas hetimit në vendin e ngjarjes gazeta "Koha" e Shkupit mëson se nuk bëhet fjalë për vrasje, meqë në trupin e tij nuk janë parë shenja dhuna, ashtu sikurse edhe në automjetin e tij. Megjithatë, informata zyrtare pritet të ketë nesër, kur do të publikohen rezultatet e obduksionit ndaj të ndjerit.
Bëhet fjalë për personin M.P. (1961).
Ndryshe, kjo është vdekja e pestë këtë javë. Dje, u gjet trupi i vdekur i një vajze rreth të 30-ave, ndërsa të enjten një 29-vjeçar kishte vdekur në mal mbi fshatin Nerez të Shkupit.