Gjykata Kushtetuese ndërpret moratoriumin e planit urbanistik të Komunës Qendër

Shkupi

Gjykata Kushtetuese ndërpret moratoriumin e planit urbanistik të Komunës Qendër

Më: 21 mars 2019 Në ora: 14:07
Komuna Qendër

Kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq nëpërmes një konference ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e përkohshëm të moratoriumit për Planin Detal Urbanistik.

“Jemi të zhgënjyer dhe e kuptojmë pakënaqësinë e qytetarëve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që përkohësisht të shfuqizoj moratoriumin për Planin Detal Urbanistik për Komunën Qendër”, deklaroi Bogdanoviq.

Gjykata Kushtetuese dje e shfuqizoi moratoriumin që Komuna Qendër e votoi për 31 plane urbanistike, gjerë sa të merret vendimi nëse Komuna ka pasur kompetenca që të ndalojë zbatimin e Planit Urbanistik.

Bogdanoviq sot tha se “moratoriumi nuk është në fuqi, gjerë sa nuk e marrin vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Për vendimin duhet të debatohet edhe në Këshillin e komunës dhe ai paralajmëroi se do të merë të gjitha masat ligjore që moratoriumi të ngel në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat