Ja kush janë 5 viktimat në aksidentin e mbrëmshëm fatal në Shkup, MPB publikon inicialet

Shkupi

Ja kush janë 5 viktimat në aksidentin e mbrëmshëm fatal në Shkup, MPB publikon inicialet

Nga: Z.M. Më: 15 maj 2019 Në ora: 11:43
Foto nga vendi i ngjarjes (Botasot.info)

Pesë persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur gjatë mbëmjes së djeshme në hyrje të lagjes Draçev të Shkupit, pasi një makinë e tipit “Renault” është përplasur me një kamion të “Higjienës Komunale”.

Siç bëjnë të ditur MPB-ja, rreth orës 23-45, një makinë të cilën e drejtonte një shofer nga shkupi 43-vjeçar, me inicale J.L ka ndërruar jetë në vend ngjarje.

Gjithashtu në vendngjarje kanë ndërruar jetë edhe tre persona të tjerë që ishin në shoqëri me shoferin e makinës.

Bëhet fjalë për personat me inicialet S.N (54) , E.T (37) , si dhe I.A (40) të gjithë nga Shkupi.

Shoferi I kamionit, 44 vjeçari me inicale M.J, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitaline Përgjithshëm, ku I është dhënë ndihma e parë dhe I njëjti është ndaluar për kurim të mëtejshëm.

Hetime në vendngjarje kanë kryer ekipe të Prokurorisë Publike dhe MPB-së së Shkupit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat