Zjarrëfikësit tregojnë se si i nxorën nga dheu dy vëllezërit nga Shkupi që sot humbën jetën

Shkupi

Zjarrëfikësit tregojnë se si i nxorën nga dheu dy vëllezërit nga Shkupi që sot humbën jetën

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 20:04
Dy vëllezërit nga Shkupi që sot humbën jetën

Ata thonë se në vendin ku po zhvillohej gërmimi kanë qenë katër persona, tre prej të cilëve punonin në gropë për të vendosur kanalizimin.

Punëtorët i kishin larguar pllakat e bekatonit dhe kishin filluar të gërmojnë në mënyrë që ti vendosin pastaj  gypat.

Tabelë: Prokuroria Themelore Publike: Në momentin kur në gropë kishin zbritur tre personat, kishte rrëshqitur një pjesë e dheut rreth gropës së formuar nga gërmimi, dhe i kishte mbuluar tërësisht dy vëllezërit. Dy djemtë kishin humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e lëndimeve, ndërsa personi i tretë ishte lënduar rëndë dhe pjesësisht e kishte kapur dheu.

Prokuroria u zotua për të vazhduar me hetimet rreth shkaqeve dhe pasojave të kësaj ngjarje tragjike. Ato thonë se do të kërkojnë detaje për lejen e gërmimit, investitorin, firmën që i zhvillon punimet dhe detaje të tjera teknike. Në momentin ku po bënte hetimin prokurori, ishin thirrur edhe zyrtarët e Inspektoratit të punës.

Personi mbijetuar nga tragjedia në Çair, është në gjendje përgjithësisht të mirë shëndetësore. Me ndihmë të shpejtë ai u dërgua në spitalin e qytetit dhe e ka marrë intervenimin e duhur. Siç bën të ditur Marina Sotirovska, kujdestare në Ndihmën e Shpejtë, personi në fjalë nuk ka lëndime serioze.

Marina Sotirovska, kujdestare në Ndihmën e Shpejtë: Njëri nga të lënduarit në vetëdije, koka e tij ishte mbi kurse dy të tjerët ishin të mbuluar nga dheu. Ekipi jonë e dërgoi në spitalin e Qytetit, në gjendje të mirë të përgjithshme shëndetësore, kishte dhimbje nëpër trup…Besoj që tani gjendja e tij është mirë, sepse fillimisht nuk kishte lëndime më serioze që ankohej.

Me qenë se intervenimi i parë u bë nga ekipi i zjarrfikësve, Nuredin Mustafa, komandant në Brigadën e Zjarrfikësve pranë qytetit të Shkupit sqaroi se bëhej fjalë për një intervenim të rëndë, pasi në njërën anë kishte familjarë dhe qytetarë të tjerë ishin në panikë dhe njëkohsisht kishte një jetë, që duhej ta shpëtonin.

Nuredin Mustafa, komandant në Brigadën e Zjarrfikësve: Këto intervenime duan shumë durim, pra nuk mund të ndërmarrish diçka që do ta dëmton personin i cili është në rrezik. Kështu që duhet duri. Ju edhe vetë e vërejtët se qyettarët e bëjnë një panikë. Mirëpo ne kemi eksperiencë dhe ja dolëm, them në bashkëpunim me disa qytetarë, ja dolëm.

Më tej ai tha se fatmirësisht ekipi kishte qenë duke kaluar në afërsi të Çairit dhe pas lajmërimit për këtë raste, menjëherë ishin  drejtuar në vendin e ngjarjes./shenja/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat