Përleshje fizike në mes tifozëve polak në Shkup, arrestohen katër prej tyre

Shkupi

Përleshje fizike në mes tifozëve polak në Shkup, arrestohen katër prej tyre

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Tifoz polak dje pasdite janë përleshur fizikisht në një kafene në Shkup, në afërsi të sheshit “Maqedonia”. Mësohet se së paku katër persona janë arrestuar.

Pasi ka filluar përleshja, një pjesë e tifozëve kanë filluar të ikin, por janë ndaluar nga policia.

Tifozët polak kanë qenë në Shkup për shkak të ndeshjes së sotshme në mes reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë në futboll, që do të luhet në orën 20:45 në arenën “Toshe Proeski” për kualifikimet në Kampionatin Evropian për vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat