Deklarohet banka pas vjedhjes ne Saraj të Shkupit

Shkupi

Deklarohet banka pas vjedhjes ne Saraj të Shkupit

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 17:58
Ilustrim

Nga NLB banka njoftuan se grabitja ka ndodhur sot në mëngjes, kur një grup i armatosur kanë hyrë në hapësirat në Qendrën tregtare ‘Saraj Qendër’.

Nga banka njoftojnë se gjatë grabitjes ka pasur të punësuar dhe klientë dhe të gjithë janë të sigurt dhe në gjendje të mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përfaqësuesit e bankës janë në kontakt të vazhdueshëm me klientët dhe të punësuarit që kanë qenë prezent, duke vendosur shëndetin dhe sigurinë e tyre në rend të parë. Me qëllim të zbulimit sa më të shpejtë dhe zbardhjen e rastit, NLB banka është në bashkëpunim intensiv me organet kompetente”, njoftuan nga banka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat