Aksident në autostradën Veles-Shkup, tetë persona të lënduar

Shkupi

Aksident në autostradën Veles-Shkup, tetë persona të lënduar

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 00:23
Foto ilustrim

Dy persona kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa gjashtë kanë marrë lëndime të lehta trupore në aksidentin që ka ndodhur në komunikacion në autostradën Veles-Shkup në të cilën kanë marrë pjesë dy vetura, një nga Velesi, një nga Gjermania dhe një automjet transportues me targa të Shkupit.

Sipas informacioneve të para nga MPB, rreth orës 11:55 në rrugën Veles-Shkup, ka ndodhur aksidenti në komunikacion në mes automjeteve “Alfa Romeo”, me targa të Velesit e drejtuar nga R.T. (1987) nga Velesi, veturës “Audi” me targa të Gjermanisë e drejtuar nga S.J. (1987) nga Gjermania dhe automjetit transportues S.B. (1975) nga Shkupi.

Lëndime të rënda kanë marrë dy udhëtarët me veturën “Audi” nga Gjermania, ndërsa shoferi dhe një udhëtar tjetër në “Audi” kanë marrë lëndime të lehta trupore, si dhe katër udhëtarë me veturën Alfa Romeo”, njoftojnë nga MPB për AIM-në.

Është bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ekipet e SPB Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat